Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkon në 773 numri i të infektuarve në Shqipëri

Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 773 të infektuar, kurse të shëruar rezultojnë 470.

Manastirliu tha se janë 272 pacientë aktivë me COVID-19 dhe kjo tregon se epidemia është ende aktive në Shqipëri, por po kryhen gjurmime 24 orë të kontakteve të afërta.

“Jemi ende në një fazë aktive të epidemisë, ku aktualisht kemi 272 persona aktivë të prekur nga COVID19 dhe po bëhet një punë shumë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksioni”.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Ministrja Manastirliu deklaroi se do të tregohemi shumë të kujdesshëm për fazat e rihapjes, raporton Tch.

“Jemi drejt një strategjie rihapjeje, por jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm. Duhet të vijojnë të respektohen masat e distancimit dizik të cilat deri më sot kanë dhënë rezultat për të mos patur një incidencë të lartë”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë 773 raste pozitive me COVID19, prej tyre 60% janë të shëruar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë