16 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Shqipëri. Numri i përgjithshëm i personave që janë infektuar ka shkuar në 766.
9 raste të reja janë në Tiranë, 5 në Krujë, 1 në Shkodër dhe 1 në Berat. Gjatë orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë të tjerë, duke e çuar totalin e të shëruarve nga Covid-19 në 455.
Nga 281 pacientë aktivë me koronavirus në vendin tonë, vetëm 10 përqind e tyre po trajtohen në spitalet Covid, pasi pjesa dërrmuese janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose pa simptoma, ndërsa disa po ndiqen nga mjeku i familjes.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin mjekim 33 pacientë. Deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 30 pacientë./tvklan.al/.