Depresioni, është një sëmundje e karakterit mendor që mund ta preke secilin në një fazë të jetës.
Por megjithatë, disa persona kanë më shumë tendencë që të kalojnë në faza depresive. Shkaqet mund të jenë qoftë biologjike por edhe rrethanore.
Ato më të shpeshta janë:
Histori familjare – pra persona që kanë pasur anëtar të familjes që kanë vuajtur nga depresioni.
Traumë gjatë fëmijërisë – disa situata si traumat gjatë fëmijërisë, paracaktojnë mënyrën se si trupi reagon në situata stresuese. Medikamentet – mund të ndikojnë që të jeni depresiv.
Përdorimi i drogës – kur një person ka qenë apo është përdorues i drogës, ka më shumë tendencë të preket nga depresioni./Familja Jone