Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shënojnë rritje skemat financiare për familje me fëmijë me aftësi të kufizuara

Janë rritur skemat për përkrahje financiare familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara në shkurt 2024, krahasuar me shkurt 2023.

Sipas të dhënave të ASK-së, në muajin shkurt 2024, nga skema për përkrahje financiare familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 463, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ishte 2 869 përfitues, vërehet një rritje prej 20,7%.

Ndërsa të dhënat tregojnë se ka rënie të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.

“Në muajin shkurt 2024, krahasuar me muajin shkurt 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-19,0%); skema për pensionet e Trepçës (-17,9%); skema e ndihmës sociale (-10,2%) skema për pensionet familjare (-7,2%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,4%).”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa raporti nxjerrë në pah se ka rritje të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.

“Në muajin shkurt  2024, krahasuar me muajin shkurt 2023, kishte rritje të numrit të përfituesve nga: Pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike (16,5%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (11,4%);  skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) (10,1%); skema e kompensimeve për personat e verbër (7,8%); skema e pensioneve bazike të moshës (7,1%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,7%); skema e pensioneve kontribut – paguese të moshës (4,5%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,3%); skema për veteranët e luftës (0,4%)”, thuhet në raport.

Youtube

Arkiva

Kategoritë