Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat që tregojnë se po e teproni me konsumimin e kripës 

Edhe pse kripa është e nevojshme për funksionimin e organizmit tonë dhe shëndetin e përgjithshëm, duhet të jemi të kujdesshëm për sasinë që marrim çdo ditë sepse marrja e tepërt e kripës mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë.

Një studim i publikuar në International Journal of Epidemiology zbulon se konsumimi i tepërt i kripës në dietë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e përgjithshëm. Hulumtimet tregojnë se mesatarisht marrja ditore e kripës duhet të jetë gjashtë gramë, por shumica e njerëzve konsumojnë më shumë se shtatë gram kripë çdo ditë.

Sipas këtij studimi, teknika e papërshtatshme e konsumit dhe vlerësimit të natriumit mund të shkaktojë gjetje paradoksale. Ekspertët sugjerojnë se natriumi është një komponent i fshehur dhe i vështirë për t’u matur.

Urinim i shpeshtë

Urinimi i shpeshtë është një shenjë klasike se po konsumoni shumë kripë. Shumicën e kohës, mund të ndjeni një nevojë urgjente për t’u zgjuar në mes të natës për të urinuar. Megjithatë, është gjithashtu një simptomë e shumë gjendjeve të tjera, si infeksionet e fshikëzës urinare dhe diabeti.

Etje e vazhdueshme

Konsumimi më i madh i kripës mund të shkaktojë ndjenjën e etjes. Kjo ndodh sepse ushqimi me një sasi më të madhe natriumi prish ekuilibrin e lëngjeve në trupin tuaj. Mënyra më e mirë për ta kompensuar këtë është të pini shumë ujë.

Ënjtje në vende të pazakonta

Marrja e tepërt e kripës mund të shkaktojë ënjtje në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo mund të jetë arsyeja pse ndiheni të fryrë në mëngjes. Ënjtja mund të ndihet në gishta dhe rreth nyjave të këmbës. Kjo ënjtje shkaktohet nga lëngjet e tepërta në indet e trupit dhe njihet si edemë.

Ushqimi ju duket pa shije

Nëse i hidhni kripë shtesë ushqimit, pavarësisht se e keni kriposur gjatë përgatitjes, mund të jetë një shenjë se jeni mësuar t’i hani ushqimet me shumë kripë. Kur ndenja e shijes përshtatet me shijet e kripura, dëshirojnë të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri. Papritmas ndjeni nevojën për të ngrënë kikirika të kripur, patatina dhe ushqime tjera të kripura.

Kokëdhimbje të shpeshta të lehta

Shanset janë të larta që dhimbjet e lehta të kokës të shkaktohen nga dehidrimi. Konsumimi i tepërt i kripës ka të ngjarë t’ju japë dhimbje koke në intervale të shkurtra për shkak të dehidrimit. Pini shumë ujë për t’i mposhtur këto dhimbje koke. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë