Nëse jeni duke kaluar shumë kohë brenda, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar ju sugjeron që të merrni 10 mikrogramë vitaminë D në ditë për të mbajtur kockat dhe muskujt tuaj të shëndetshëm.
Megjithatë, marrja e tepërt e vitaminës D mund të jetë e dëmshme dhe duhet shmangur.
Vitamina D dietike është e disponueshme në ushqime të tilla si peshku, vaji i mëlçisë së merlucit, mishi i kuq, drithërat e fortifikuara, dhe të verdhat e vezëve.
Mungesa e sasisë së kërkuar mund të dobësojë mbrojtjen imune, por nëse nivelet e ulëta lihen të patrajtuara, mund të lindin edhe shqetësimet e tjera.
Serena Coan, terapiste ushqyese, tha se: Disa tregues të një mangësie të hershme janë rënia e flokëve, lodhja dhe mos freskimi pas një nate të plotë gjumi, ftohjet e rregullta, shërimi i ngadalshëm i plagëve dhe përgjithësisht ndjenja e molisjes së përhershme.
“Shenjat afatgjata janë dhimbjet në muskuj, nyje dhe kocka, që mund të çojnë në çrregullime të kockave nga përthithja e pamjaftueshme e kalciumit.”
Ajo tha se simptomat e mungesës së vitaminës D mund të duhen nga muaj deri në vite për t’u zhvilluar, në varësi të moshës, aktivitetit dhe faktorëve të tjerë.
Për shembull, “një çrregullim kockor siç është rakitisi ka të ngjarë të shfaqet shpejt tek një fëmijë në rritje krahasuar me dhimbjen e kockave tek një i rritur”.
“Për fat të mirë është treguar se mund të duhen vetëm katër deri në gjashtë javë suplemente adekuate për të kthyer shumicën e simptomave dhe për të mbështetur shëndetin e përgjithshëm.”