Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat e para që paralajmërojnë sëmundjen e Alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i shpeshtë i demencës dhe problemeve mendore.

Dementia është një sindromë (një grup prej simptomave të ndërlidhura me njëra-tjetrën) që rezulton me një rënie të vazhdueshme të trurit dhe aftësisë së tij.

Simptomat e Alzheimerit, përfshirë ato fillestare, janë problemet me memorien, me të vlerësuarit dhe të menduarit, që e bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite.

Këto janë disa nga shenjat paralajmëruese të kësaj sëmundje

Humbja e kujtesës

Një nga shenjat më të zakonshme të sëmundjes së alzhajmerit, veçanërisht në fillimet e saj është harresa e informacioneve të marra së fundmi. Të tjera janë, harresa e datave apo ngjarjeve të rëndësishme, duke pyetur për të njëjtin informacion në vazhdimësi, si dhe nevoja për t’u mbështetur te shënimet apo pajisjet elektronike ose te pjesëtaret e familjes për gjëra të cilat më parë kujdeseshin ose merreshin personalisht.

Vështirësi në kryerjen e punëve në shtëpi

Njerëzit e prekur nga sëmundja e Alzhajmerit shpesh herë kanë vështirësi për të kryer punët e përditshme. Ndonjëherë ata kanë probleme për të shkuar me makinë drejt një vendi të njohur, për të menaxhuar një buxhet ose për të kujtuar rregullat e lojës së preferuar.

Konfuzion me kohën dhe vende

Njerëzit e prekur nga sëmundja e alzhajmerit humbasin orientimin me datat, stinët dhe orët. Ata e kanë problem që të kuptojnë diçka që nuk po ndodh në të tashmen. Madje, ndonjëherë mund të harrojnë ku ndodhen dhe si kanë mbërritur atje.

Probleme në artikulim dhe në të shkruar

Njerëzit me sëmundjen e alzhajmerit mund të hasin vështirësi të ndjekin ose t’i bashkohen një bisede. Ata mund të ndalojnë në mes të bisedës dhe nuk kanë asnjë ide se si të vazhdojnë ose mund të përsërisin të njëjtën gjë; kanë vështirësi me fjalorin, probleme për gjetjen e fjalës së duhur ose me emërtimin e sendeve (p.sh.: duke e quajtur një “orë dore” një “orë krahu”).

Ndryshimi i vendeve të gjësendeve dhe paaftësia për t’i gjetur përsëri

Personat e prekur nga alzhajmeri i vendosin sendet në vende të pazakonta. Ata mund të humbasin objekte dhe janë të paaftë për t’i rigjetur ato. Madje ndonjëherë mund të akuzojnë të tjerët për vjedhje dhe kjo gjë mund të shpeshtohet me kalimin e kohës.

Shkëputja nga aktivitetet

Personat me sëmundjen e alzhajmerit mund të fillojnë të heqin dorë nga pasionet, aktivitetet sociale, sportive ose projektet e punës. Ata mund të kenë vështirësi në ndjekjen e ekipit të preferuar ose të hobit të tyre. Ata gjithashtu mund të mos jenë socialë për shkak të ndryshimeve që kanë përjetuar.

Ndryshimet në humor

Personaliteti dhe gjendja e humorit të njerëzve me alzhajmer mund të ndryshojë. Ata ndihen të hutuar, të frikësuar, dyshues, të shqetësuar dhe të stresuar. Janë lehtësisht të prekshëm dhe mërziten shumë shpejt, si në shtëpi, punë, me miqtë e tyre apo në ambiente jashtë zonës së tyre të rehatisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë