Qasja e duhur tek trajtimi mund t’iu ndihmojë të ndiheni mirë përsëri
Testosteronet janë hormone kritikale për trup. Tek meshkujt, mendohet se rregullon dëshirën për marrëdhënie seksuale (libido), masën e eshtrave, distrubimin e yndyrës, masën e muskujve dhe forcën dhe prodhimin e qeilzave të kuqe të gjakut dhe spermës.
Gjithashtu, testosteronet janë të përgjegjëshme për trashjen e zërit tek meshkujt, qimet e fytyrës, përmirëson disponimin, dhe ndihmon në kognicion. Është më së shumti e prodhuar në testikuj, por sasi të vogla prodhohen edhe në gjëndrat adrenale.
Nëse shqetësoheni për nivelet e ulta të testosteroneve (ndryshe e njohur me “hipodonadisëm”) apo më shpesh njihet si “low-T”) kuptoni se është natyrale që nivelet të zvogëlohen me moshën. Nivelet e testosteroneve kanë tendencë të arrijnë majat në maturi të hershme dhe fillojnë të zbresin kur meshkujt të arrijnë në të katërdhjetat për një apo dy përqind për çdo vit.
Përveq kësaj, Fondacioni i Kujdesit Urologjik raporton statistikat e mëposhtme:
- Është normale që nivelet e testosteroneve tek meshkujt të zvogëlohen me moshën.
- 3 prej 10 meshkujve do të përjetojnë nivele të ulëta testosteroneve në të shtatëdhjetat apo tetëdhjetat.
- 2 prej 10 meshkujve do të kenë nivele të ulëta të testosteroneve pas moshës 60 vjeçare.
- Disa meshkuj takojnë nivelet e ulëta të testosteroneve më herët në jetë për shkak të rrethanave si sëmundjet kronike, trauma, stresi dhe më shumë.
Kur nivelet e testosteroneve janë të ulëta, individi mund të shfaq një varg të problemeve. Meshkujt duhet të kenë nivele të ulëta të testosteroneve në gjak (më pak se 300ng/dl),” dhe duhet të shfaqin disa simptoma. Përderisa testosteronet e ulëta mund t’i ndikojnë në shumë aspekte mirëqenies së mashkullit, është e rëndësishme të dini shenjat dhe simptomat.
Lodhja
Lodhja e lidhur me nivelet e ulëta të testosteroneve mund të jetë ekstreme, dhe zvogëlimi i niveleve të energjisë mund të zgjatë edhe pas pushimit adekuat. Në fakt, disa ekspert të shëndetit besojnë se mund të ketë lidhje mes diagnozës së sindromës të lodhjes kronike dhe nivelit të ulët të testosteroneve tek meshkujt.
Depresioni dhe ndryshimet e disponimit
Një studim gjeti lidhje mes niveleve të ulëta të testosteroneve dhe depresionit tek meshkujt që janë duke u plakur. Studimi gjithashtu vërejti lidhje mes hormoneve dhe ndjenjave në rritje të ankthit, irritimit, ndryshimit të disponimit, nervozizmit dhe në përgjithësi një ndjenjë të zvogëluar të mirëqenies. Por më shumë studime nevojiten për të përcaktuar se si Low-T shkakton apo kontribon në depresion apo në aspektet e tjera të shëndetit mendor.
Humbje të masës muskulore dhe rritje të yndyrës në trup
Testosteronet ndihmojnë në ndërtimin e muskujve apo humbjen e dhjamit, dhe nivelet e ulëta të hormoneve mund të kontribojnë në humbje të masës muskulore apo të akumulojnë dhjam në trup, veçanërisht në bark. Por sipas një rishikimi intensiv të testosteroneve, edhe kur masa e muskujve ndikohet, low-T mund të mos ndikojë në fuqinë e muskujve apo funksionin.
Disfunksionimi erektil dhe libido e ulët
Nivelet e mjaftueshme të testosteroneve janë të nevojshme për ereksione. Gjatë eksitimit, testosteronet ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të acidit nitrik (NO) – një molekulë që, përmes një serie të reaksioneve, relakson muskujt e butë, hollon enët e gjakut, dhe lejon gjakun të qarkullojë në penis. Low-T është një prej shumë arsyeve se pse disfunksionimi erektil mund të shfaqet.
Gjithashtu, dëshira seksuale e një mashkulli me siguri zvogëlohet me moshën. Por për shkak se testosteronet janë hormone primare seksuale të mashkullit, një humbje e madhe e libidos mund të jetë shenjë se mund të jetë koha të vlerësoni nivelet tuaja të testosteroneve nga një doktor.
Gjumi i çrregulluar
Nëse keni vështirësi me gjumin e çrregulluar si insomnia, zgjimet frekuente gjatë natës apo gjëra të tjera, një studim i vitit 2014 tregon se testosteronet e ulëta mund të kenë ndikim në qualitetin e përgjitshëm të gjumit gjatë natës. Si përfundim?Lidhja mes testosteroneve dhe gjumit mund të jetë rrugë e dyanshme. Në kontrast me këtë, një studim tregoi se mungesa e gjumit mund të zvogëlojë nivelet e testosteroneve.
Humbja e eshtrave
Testosteronet mund të ndikojnë në shëndetin e eshtrave, prandaj nivelet e zvogëluara mund të shpien në osteoporozë tek meshkujt. Kështu që, mbajtja e niveleve optimale të këtij hormoni mund të jetë esenciale për të pasur densitiet të eshtrave tek meshkujt që janë duke u plakur.
Anemia
Pasi testosteronet ndihmojnë aftësinë që trupi të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut, një numër inadekuat mund të rezultojë në anemi – një sëmundje kur keni mungesë të numrit të nevojshëm të qelizave të kuqe të gjakut që transportojnë oksigjenin në tërë trupin. Plus, anemia mund të rezultojë në lodhje dhe dobësi.
Mirëpo, lajmet e mira janë se low-T mund të adresohet në disa mënyra të ndryshme. Edhe nëse nivelet janë të ulëta dhe keni simptoma, terapia nuk është gjithmonë hapi i parë i veprimit. Nëse mjeku juaj mund të identifikojë burimin e niveleve të zvogëluara – për shembull shtim të peshës ose ilaçe të caktuara – ai ose ajo mund të adresojë këtë problem më përpara.
Opsionet e trajtimit
Pa dyshim, efektet e testosteroneve mund të ndikojnë në jetën ditore. Dhe edhe pse nuk mund të kontrolloni natyrën e rënies, ka gjëra që mund të bëni për të lehtësuar simptomat.
Siç e përmendëm më herët, ilaçet apo gjendjet shëndetësore kronike mund të ndikojnë në nivelet e testosteroneve, kështu që trajtimi mund të përfshijë një kombinim të ndryshimit të mënyrës së jetës, intervime mjeksore, apo zëvendësim të testosteroneve. Nëse mjeku juaj mendon se terapia e zëvendësimit të testosteroneve është më e mirë për ty, ka disa mënyra për të administruar hormonin, duke përfshirë patches, gelin, tabletat orale, injektimet dhe peletët të vendosura nën lëkurë.
Para se të filloni trajtimin, është e rëndësishme të diskutoni me mjekun çdo faktorë të rrezikut që mund të jenë të papërshtatshëm për ju. Faktorët e rrezikut mund të përfshijnë një histori të kancerit të prostatës, rritje të shënimeve të prostatës, problemet kardiake apo sëmundje të tjera.