Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shega, fruti ‘magjibërës’

Tani është periudha e shegës. Konsumimi i këtij fruti sjell përfitime të shumta për organizmin.

Kjo pasi farat e shegës janë të mbushur me antioksidantë – madje më shumë se secili frut tjetër. Studimet tregojnë se shega ka tre herë më shumë antioksidantë se sa vera e kuqe dhe caji i gjelbër. Antioksidantët që ka shega ndihmojnë lirimin e radikaleve të lira, mbrojnë qelizat nga dëmtimi si dhe reduktojnë imflamacionin.

Shega gjithashtu është e pasur me Vitaminë C. Përbërësit që i ka shega, ndihmojnë në parandalimin e kancerit të prostatës.

Studimet të tjera tregojnë se konsumimi i shegës, parandalon sëmundjen e Alzheimerit.

Gjithashtu, shega është një prej frutave më të shëndetshme sa i përket sëmundjeve të zemrës pasi përmirëson qarkullimin e gjakut si dhe i mbron arteriet nga ngurtësimi dhe trashja. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë