Një kujdes më i mirë për veten mund të jetë një strategji afatgjatë për luftimin e një problemi në rritje, demencës.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, demenca prek 50 milionë njerëz në botë dhe kërkon 818 miliardë dollarë në vit për trajtim, ndërsa diagnozat do të trefishohen deri në vitin 2050.
Në një përpjekje për të luftuar demencën dhe rënien e përgjithshme konjuktive, OBSH-ja ka hartuar udhëzuesit e lidhur me shëndetin dhe mirëqenien.
Një rishikim i provave ekzistuese ka dalë në përfundimin se, mosha është faktori më i madh i rrezikut, por demenca nuk është një pasojë e paevitueshme e plakjes. Faktorë që lidhen me stilin e jetesës, si mungesa e aktivitetit fizik, duhanpirja, dieta e pashëndetshme dhe alkooli i tepruar, rrisin në mënyrë domethënëse kërcënimin e sëmundjes.
Gjendje mjeksore si diabeti, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë, obeziteti dhe depresioni, po ashtu luajnë një rol në rënien konjuktive dhe zhvillimin e demencës./Familja Jonë