Studimet e kryera kohët e fundit kanë zbuluar se xheli i thonjve mban pjesën më të madhe të mikrobeve pasi duart tuaja janë larë.
Ata kanë parë se si me rritjen e thonjve të bëra me xhel, krijoheshin hapësira apo plasaritje në to, duke e bërë kështu higjienën e duarve edhe më të vështirë.
Nuk ka rëndësi nëse mjetet apo duart janë dezinfektuar, xheli i përdorur për bazën, përmban pjesën më të madhe të baktereve.
Në fakt, të gjithë llojet e produkteve që aplikohen për bërjen e thonjve rezultuan të dëmshme, por më i keqi prej tyre mbetej xheli.
Përveç pjesës së mikrobeve, thonjtë e bëra në mënyrë artificiale rrisin shanset e kancerit të lëkurës, për shkak të ekspozimit të lartë ndaj rrezeve të dëmshme ultraviolet.