Prebiotikët janë substanca që vijnë nga llojet e karbohidrateve (kryesisht fibra, substancat si insulina, galaktooligosaharidet, laktuloza) që njerëzit nuk mund t’i tretin, por bakteret e zorrës munden. Prebiotikët ndihmojnë në luftën kundër baktereve të “këqija” dhe shërbejnë si ushqyes për ato të “mirat” duke ndihmuar në shumimin e tyre.
Por për të kuptuar më detajisht rreth rolit dhe funksionit të tyre Familjajonë në emisionin e së dielës ka pasur të ftuar Dr. Avni Haziri, Internist-Gastroenterolog.
Haziri gjatë intervistës shpjegoi se “çdo organizëm ka një grumbull të mikororganizmave në zorrët tona që quhet mikrobiomi, ato janë bakterie që janë shumë të rëndësishme për organizmin tonë, e që t’i mirëmbajmë ato ne duhet t’i dërgojmë ushqim atyre, dhe ushqimi i tyre janë prebiotikët”, tha ai.
Tutje gjatë bisedës ai foli edhe për atë se ku dhe në çfarë forme gjinden prebiotikët në organizmin e njeriut, duke theksuar se “ato janë pjesë e ushqimeve në formë të polisaharideve, disaharideve por edhe fibrave që kto bakterie i furnizojnë më ushqim në mënyrë që ato të mund të mbijetojnë dhe ta kryejnë funksionin e tyre.”
Por për të kuptuar më shumë informacione dhe detaje rreth këtyre pjesëve të organizmit, ndiqeni emisionine plotë në kanalin youtube të FAMILJAJONË.