Ymer Ymeri nga SBASHK-u ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po i merr për bazë kërkesat dhe të drejtat e punëtorëve të arsimit pasi që nga muaji nëntor i viti 2021, SBASHK-u ka paraqitur kërkesat e tyre dhe nuk ka marrë asnjë ftesë nga qeveria për bisedime.
Ymeri në Tëvë1 ka thënë se nëse qeveria nuk bën ndonjë hap lidhur me kërkesat e tyre, SBASHK-u i mbeten dy mundësi ose të mbajë grevë me 8 prill ose të hyjë në grevë të përgjithshme me 12 prill duke ndërprerë kështu të gjithë procesin mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.
“M 2 prill e kemi kongresin zgjedhor të SBASHK-ut dhe në këtë kongres do të miratohet një rezolutë për veprime sindikale. Janë dy opsione të cilat janë të parapara nga kryesia e SBASHK-ut: Njëra është që veprimet sindikale të fillojnë duke u përshkallëzuar dhe ndoshta me datën 8 të mbahet një protestë vetëm me udhëheqësit sindikale të shkollave të mbi 750 shoqatave sindikale që i kemi me rreth 150 pjesëmarrës në protestë në me të gjithë udhëheqësit e sindikatave të shkollave dhe institucioneve”.
“Opsioni tjetër dhe presioni i anëtarësisë është që menjëherë të fillojmë me grevë, domethënë pas këtij kongresi që i bie menjëherë pas pushimit pranveror diku me datën 12 dhe të mos filloj procesi mësimor sepse kemi pritur që nga nëntor dhe nuk kanë dhënë rezultatet, ”, ka thënë Ymeri.