Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
SBASHK-u me kërkesë ndaj Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit: Mësimdhënësit me sëmundje të rënda të lirohen nga puna

Sot në ditën kur filloi procesi i mësimit më rikthim në klasa të nxënësve, pas pothuajse një  muaj nga shtyrja e fillimit të vitit shkollor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka një kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, lidhur më kërkesën që mësimdhënësit me sëmundje të rënda të marrin pagë dhe të lirohen nga procesi i mësimdhënies.

“Edhe sot kur po nisim me betejën për dituri të reja, kujtojmë për të satën herë MASHTI-n dhe Qeverinë e Kosovës se është obligim i tyre moral e njerëzor që të bëjnë zgjidhje konkrete veçmas për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda  në mënyrë që ata të marrin paga e të jenë të liruar nga procesi mësimor deri në një zgjidhje afatgjatë për ta”, thuhet të informatën për media.

Kjo pasi sipas SBASHK-ut janë pikërisht këta mësimdhënëses që janë angazhuar për arsimimin e brezave të rinj, me dekada.

“Këta punëtorë arsimorë me vite e dekada janë angazhuar aq sa kanë mundur e kanë ditur në arsimimin e brezave, por sëmundja e ka bërë të vetën dhe ata, edhe pse duan, nuk mund të jenë në krye të detyrës. Ata meritojnë zgjidhje të pranueshme dhe prandaj SBASHK-u apelon te MASHT-i dhe Qeveria që ta bëjnë një zgjidhje të tillë” thuhet tutje në kërkesën e Sindikatës së Arsimit.

Kërkesa e plotë tyre:

Edhe sot kur po nisim me betejën për dituri të reja, kujtojmë për të satën  herë MASHTI-n dhe Qeverinë e Kosovës se është obligim i tyre moral e njerëzor që të bëjnë zgjidhje konkrete veçmas për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda.

Të nderuar punëtorë të arsimit, kolege e kolegë, anëtarë të SBASHK-ut, urime fillimi i vitit të ri shkollor. Do jetë një rrugëtim i vështirë ky në përpjekjet për realizimin  e misionit tonë të shenjtë për arsimimin  dhe edukimin e brezave, por ne edhe në të kaluarën jemi përballur me sfida dhe falë përkushtimit e gatishmërisë për sakrifica  tona sublime kemi bërë që drita të triumfojë dhe ta mund errësirën.

Ju falënderojmë që dëgjuat apelin e SBASHK-ut  dhe u vaksinuat, ju përgëzojmë për gatishmërinë e treguar edhe para 1 shatorit për të nisur me vitin e ri shkollor dhe ju premtojmë se do të vazhdojmë të jemi zëri juaj, do të angazhohemi në shërbimin tuaj  dhe do të bëjmë gjithë angazhimet për realizimin e kërkesave tuaja legjitime.

Edhe sot kur po nisim me betejën për dituri të reja, kujtojmë për të satën herë MASHTI-n dhe Qeverinë e Kosovës se është obligim i tyre moral e njerëzor që të bëjnë zgjidhje konkrete veçmas për punëtorët e arsimit me sëmundje të rënda  në mënyrë që ata të marrin paga e të jenë të liruar nga procesi mësimor deri në një zgjidhje afatgjatë për ta. 

Këta punëtorë arsimorë me vite e dekada janë angazhuar aq sa kanë mundur e kanë ditur në arsimimin e brezave, por sëmundja e ka bërë të vetën dhe ata, edhe pse duan, nuk mund të jenë në krye të detyrës. Ata meritojnë zgjidhje të pranueshme dhe prandaj SBASHK-u apelon te MASHTI dhe Qeveria që ta bëjnë një zgjidhje të tillë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë