Një recetë e shpejtë dhe e shëndetshme
Asnjëherë mos i shpëlani me ujë. Gërvisht pjesët e djegura me thikë për t’i ruajtur të gjitha aromat, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 2 filxhanë kafeje thjerrëza;
– ½ qepe;
– 2 domate;
– 1 limon;
– 1 spec;
– 1 tufë koriandër;
– kripë;
– piper;
– vaj ulliri;
– qimnon.
Përgatitja:
Zieni thjerrëzat dhjetë minuta në ujë të valuar. Gjatë asaj kohe, piqni specin dhe qërojeni.
Të gjithë përbërësit për sallatë pritni dhe hidhni në të njëjtën enë.
Kulloni thjerrëzat dhe bashkoni me përbërësit. Qitni me limon, vaj ulliri kripë, piper dhe qimnon.
Përzieni gjithçka mirë dhe është gati për t’u shërbyer.
Ju bëftë mirë!