Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sallatë me mish toni si racion veror

Ju propozojmë mënyrën në të cilën mund të kombinoni shumë mirë makaronat dhe peshkun nga konserva

Përbërësit:

– 200 g makarona (integral),
– një konservë mish toni (në copa),
– 150 g misër të ëmbël,
– qepë,
– 100–150 g majonezë,
– 1 lugë e vogël kripë,
– ½ luge piper.

Përgatitja:

Makaronat i ziejmë me pak kripë. Misrin e ëmbël e ziejnë në ujë të njelmët 5-8 minuta. Qepën e re e presim në pjesë të imta.

Në tepsi e qesim brumin e ftohur dhe misrin e ëmbël. I përziejmë lehtë. Pastaj shtojmë qepën e re dhe mishin e tonit.

Të gjitha i përziejmë ngadalë derisa përbërja të homogjenizohet.

I qesim kripë dhe piper sipas shijes. Në fund shtojmë majonezën dhe që të gjitha i bashkojmë.

I fusim në frigorifer që të ftohen mirë.

Ju bëftë mirë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë