Një pjatë e veçantë dhe një mënyrë ndryshe e shijimit të sardeleve.
Përbërësit:
– 3 lugë lëng limoni,
– 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër,
– 1 thelb hudhre i grirë imët,
– 2 lugë rigon të thatë,
– gjysmë luge të vogël piper të bluar të freskët,
– 3 domate të madhësisë mesatare të prera në copa të mëdha,
– 1 kastravec i madh i prerë në copa të mëdha,
– 1 konservë qiqra,
– 1/3 e filxhanit djathë feta të thërrmuar,
– ¼ e filxhanit qepë të kuqe të grirë,
– 2 lugë ullinj të grirë,
– 2 konserva me sardele në vaj ulliri.
Përgatitja:
Në një enë të madhe përzini lëngun e limonit, vajin, hudhrën, rigonin dhe piperin.
Shtoni pastaj domatet, kastravecin, qiqrat, djathin qepën dhe ullinjtë dhe përzieni ngadalë.
Shërbeni në pjatë dhe pastaj në sallatë rendisni sardelet e kulluara nga vaji.
Ju bëftë mirë