Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës përmes një postimi në rrjetin e tij social në facebook ka bërë të ditur se në kryeqytet gjatë vitit 2023 janë realizuar 3283 mamografi.
Ai tutje ka treguar se fal fushtës vetëdijësuese për kancerin e gjirit, janë shumëfishuar shifrat e mamografive të realizuara.
Krahasimi i numrit të mamografive të realizuara:
Viti 2022
1720
Viti 2023
3283 mamografi
Ndërsa, 2140 mamografi janë realizuar vetëm gjatë 3 muajve Tetor- Dhjetor.