Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Larja e fytyrës është një mënyrë e rëndësishme për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të pastër – por a mund të shkaktojë pastrimi i lëkurës dy herë në ditë më shumë dëm sesa dobi?

Disa dermatologë thonë se larja e tepërt mund të shkaktojë irritim të lëkurës.

“Nëse jeni duke pastruar lëkurën tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje, mund të jeni duke e zhveshur lëkurën tuaj, gjë që rezulton në një mosfunksionim të barrierës, shpërthim, skuqje dhe më shumë shqetësime të lëkurës,” tha Maja, një dermatologe për Health.com.

Në vend të kësaj, dermatologët po rekomandojnë që njerëzit të pastrojnë fytyrat e tyre vetëm gjatë natës.

“Sigurisht, nuk ka dyshim se larja e fytyrës mund të jetë e mirë për ju – luan një rol të rëndësishëm në heqjen e papastërtive, vajit, qelizave të vdekura të lëkurës, grimit dhe substancave që bllokojnë poret dhe gjëndrat. Por, Larja e fytyrës shumë shpesh, në disa raste, mund të shkaktojë prishje të mikrobiomës së lëkurës dhe të përkeqësojë gjendjet e lëkurës si dermatiti perioral”, thotë dermatologia Stephanie Saxton-Daniels.

Youtube

Arkiva

Kategoritë