Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa kilogram duhet të shtohen gjatë shtatëzanisë

Pesha e fituar gjatë shtatzënisë dihet se ndryshon sipas karakteristikave personale, ku rol të rëndësishëm luajnë pesha para shtatzënisë, pesha që duhet ta fitojë fëmija juaj, madhësia e placentës, dhe tiparet gjenetike.

Por, rolin kryesor e luan mënyra e ushqimit gjatë shtatzënisë.

Ju sugjerojmë që kilogramët e tepërt t’i hiqni para shtatzënisë. Është në dobinë tuaj nëse para shtatzënisë ktheheni në peshën tuaj normale, e cila mund të arrihet duke u ushqyer në mënyrë të balancuar dhe duke bërë ushtrime fizike, transmeton netdoktori.

Gjithashtu, humbja e peshës për 5-10% në mënyrë drastike mund të rrit gjasat për fertizilim dhe në këtë mënyrë rrit shanset për shtatzëni, ndërkohë që ul rrezikun për sëmundje të sheqerit, rritjes së tensionit dhe sëmundje të zemrës.

Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë nëse nëna fiton mesatarisht 12 kilogram atëherë kjo pranohet si rritje normale e peshës.

Nënat, të cilat që në fillim të shtatzënisë janë të dobëta, është normale që ato të fitojnë më shumë peshë përkatësisht deri në 15-17kg.

Ndërsa, nënat të cilat që në fillim të shtatzënisë janë mbipeshë atëherë sugjerohet që të mos fitojnë shumë peshë dhe përgjithësisht llogaritet se është e mjaftueshme të marrin 7-8kg.

Pesha që fitohet në shtatzëni shkaktohet nga rreth 3-4 kilogram që i merr fëmija, 700 gr-1 kg peshon placenta, 700gr-1 kg peshon uji i fëmijës, 1 kg lidhet me rritjen e mitrës, 1,5-1,8 shkaktohen nga rritja e peshës së gjakut te nëna, 1 kg nga rritja e gjinjve, dhe 1-2 kg nga mbledhja e ujit te nëna.

Nëse pesha juaj para shtatzënisë është e ulët, ka shumë mundësi që të fitoni më shpejtë dhe më shumë peshë sesa nënat që kanë pasur peshë normale ose të tepërt para shtatzënisë.

Gjatë kohës së shtatzënisë nëse mendoni se “duhet të ha për dy persona, sepse po mbaj dy jetë” gaboheni, sepse kjo mund të çojë në marrjen e tepërt të peshës dhe kjo është e dëmshme.

Nuk duhet të harroni se nënat të cilat marrin peshë brenda suazave normale kanë shtatzëni më të shëndetshme, por edhe lindja do të jetë normale, më e lehtë dhe pa rrezik.

Gjithashtu, do ta keni shumë më të lehtë t’i ktheheni peshës suaj normale pas lindjes.

Për të ndjekur peshën kemi një sugjerim të thjeshtë:

Merrni një peshore dhe në mënyrë të rregullt matuni një herë në javë, në mëngjes dhe me veshje të lehta. (Edhe pse në 3 muajt e parë marrja e peshës mund të mos jetë e mjaftueshme). Që nga muaji i katërt pritet që të merrni nga 250gr në javë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë