Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa herë në javë duhet t’i lani flokët?

Është një debat që ka nisur prej vitesh dhe dilema është e madhe: më shpesh apo më rrallë? Sa herë në javë konkretisht?

Hapers Bazaar ka biseduar me ekspertët.

Së pari duhet të zbulosh çfarë lloji flokësh ke për të ditur më pas sa herë t`i lash. Se flokët janë të llojeve të ndryshme, ashtu si edhe lëkura e fytyrës. Ndaj edhe një shampo nuk është njësoj për të gjithë, ashtu si kremrat.

Testi i fijes

Merr një fije të vetme mes gishtave dhe:

Nëse nuk e ndjen ke flokë të imët

Nëse e ndjen ke flokë të mesëm

Nëse të rëndon ke flokë të trashë

Testi për gjendjen

Merr sërish një fije dhe zgjate përmes gishtërinjve.

Nëse këputet menjëherë ke flokë me elasticitet të ulët dhe jo aq të shëndetshëm.

Nëse tendoset në 50% të gjatësisë origjinale të flokut atëherë keni flokë të shëndetshëm.

Këshillat e ekspertit për flokë të imët

Njerëzit me flokë të imët kanë më shumë gjendra vaji në kokën e tyre dhe ndaj i kanë më të yndyrshme. Mund t`i lajnë edhe çdo ditë. Vetëm kujdes, duhet gjetur shampoja e përshtatshme dhe të thahen plotësisht.

Këshilla për flokë të mesëm

Mund t`i lani një ditë po, një ditë jo. Për shampon duhet të këshilloheni sërish me ekspertët.

Flokët e trashë mund të lahen më rrallë. Dy herë në javë do ishte e mjaftueshme.

Diçka tjetër që nuk duhet harruar është gjatësia. Flokët e gjatë janë në gjendje të mirë tek rrënjët dhe me problem tek majat, kështu që në maja duhet aplikuar zbutësi i duhur.

Ç`ndodh nëse i lan më pak seç duhet?

Njësoj si me fytyrën do ndjeni acarim dhe kruajtje.

Kujdes i madh duhet me krehjen. Nuk duhet bërë asnjëherë kur floku është i njomë, pasi është më delikat dhe këputet më shpejt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë