Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa herë duhet t’i ushqejmë të porsalindurit me qumësht gjiri? –përgjigjet mamia Razije Musa

Këtë të diele në emisionin “Familja jonë” ishte e ftuar mamia Razije Musa, me të cilën u diskutua për të porsalindurit dhe kujdesin ndaj tyre në ditët e para të jetës.

Mes shumë informacioneve gjatë kësaj interviste, Musa tregoi për mënyrën dhe kohën se kur duhet ta ushqejmë një të porsalindur me qumësht gjiri.

Gjashtë javët e para duhet të i jepet qumështi bebes pa orare, jepni sa herë bebja të kërkon, pastaj mbas gjashtë jave ju do ta shihni se vet bebja thithë më pak por më gjatë  dhe kështu vet vetvetiu e rregullon orarin. Ndërkaq orar strikt mundeni me pas nga 3 muaj kur bebja është veç se mbi 6 kilogram”, tregoi Musa.

Më tutje mamia tregoi për eksperiencat e saj në shtete të ndryshme duke treguar për kujdesin dhe përkushtimin që çdo vend i jep një të porsalinduri.

Për më shumë informacione ndiqeni intervistën e plotë në faqen e Familjajonë në Facebook.

https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/367416288553299

Youtube

Arkiva

Kategoritë