Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritet numri i të prekurve nga COVID-19/ Luksemburgu ashpërson masat!

Teksa numri i rasteve të reja me Covid-19 vazhdon dhe rritet në Luksemburg qeveria vendosi sot të zmbrapset në lehtësimin e masave kundër koronavirusit të ri.

“Për takimet e më shumë se 20 personave, sugjerimet për distancim, që më parë ishin të këshilluara, do të zëvendësohen me rregullore detyruese”, tha kryeministri Xavier Bettel.

“Shifrat nuk janë alarmuese, por ne duhet të parandalojmë që situata të përkeqësohet në të ardhmen”, shtoi ai.

Infeksionet e reja janë kryesisht në mesin e të rinjve. Në Luksemburg, numri i personave që janë testuar pozitivisht për COVID-19 është 4 345, kurse ai i vdekjeve ka arritur në 110 viktima.

Youtube

Arkiva

Kategoritë