Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritet numri i rasteve me të vjella dhe barkqitje në QKMF të Drenasit – Doktorët: Të shtohet kujdesi në ushqim dhe pije

Shkruar nga Fisnik Dajakaj

Numri i rasteve që kanë probleme me të vjella dhe barkqitje, të paraqitura në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ka filluar të rritet.

Rritja e këtyre numrave padyshim se paraqet një problem aspak për t’u neglizhuar nga stafi mjekësor në këtë komunë.

I kontaktuar nga Familja jonë, mjeku i përgjithshëm, Halit Bujupi, shprehet i shqetësuar me këtë situatë të krijuar. Sipas tij, ky crregullim në organizëm mund të jetë shkaktuar nga një sërë faktorësh, duke filluar nga ushqimi e uji, deri te infeksionet virale, që shoqërohen më kësolloj simptomash.

Faktorët që po ndikojnë në këto probleme ende nuk dihen me siguri, pasi duhen analiza më të thella. Por ushqimi, uji ose infeksionet virale mund të jenë shkaktarë të mundshëm”, u shpreh ai për Familja jonë.

Vërshimet që ndodhën këto ditë në disa prej komunave të Kosovës, e vecanërisht në Drenas, sipas tij, mund të kenë ndikuar në cilësinë e ujit të pijshëm, për pasojë edhe në këto probleme në organizëm.

I pyetur se a mund të jetë kjo një simptomë e koronavirusit, Bujupi u përgjigj se në këto raste të paraqitura së fundi nuk mendohet se ka ndikim COVID-19.

Sigurisht, edhe te koronavirusi kemi hasur raste të barkqitjes, por jo në këto rastet e fundit. Nuk mendohet që virusi korona mund të jetë shkaktari tani”, shtoi ai.

Simptomat që po i shoqërojnë këta pacientë lidhen me një plogështi, zbehje,vjellje të shpeshta dhe barkqitje brenda 10 ditëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë