Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 986 testime, 177 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.424.
Në total numri i rasteve aktive është 486.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.533 doza të vaksinës.