Në ditët e sotme shumica e punëve bëhen përmes teknologjisë, gjë e cila na detyron të qëndrojmë ulur për orë të tëra.
Një gjë e tillë çdo ditë e më shumë po shfaqë efekte negative në shëndetin tonë.
Hulumtime ngaUniversiteti i Sydney zbuluan se punëtorët e zyrës që rrinin më gjatë se 10 orë në ditë në tryezën e tyre kishin një rritje prej 48 për qind në rrezikun e vdekjes, në krahasim me njerëzit që uleshin për më pak se katër orë në ditë.
Për të luftuar këtë rrezik shëndetësor, përpiquni të bëni pesë minuta aktivitet çdo orë dhe sigurohuni që të merrni pushime të rregullta gjatë punës.
Ndryshime të thjeshta si marrja e shkallëve në vend të ashensorit do të bëjnë gjithashtu një ndryshim pozitiv për shëndetin tuaj.