Ka shumë rreziqe shëndetësore edhe gjatë verës, nga sytë e skuqur nga ozoni deri te problemet serioze kardiovaskulare. Nëse trupi që është i ngrohur nga dielli ekspozohet me ajër të ftohtë nga kondicioneri, uji i ftohtë ose era, rritet rreziku për t’u ftohur.
Ftohjet dhe kolla, por edhe temperatura dhe diarreja, janë pasojat e gripit të verës. Kjo trajtohet më së miri me ilaçe kundër kollës dhe spërkatës të nuhatjes ose me ekstrakte bimore.
Lëkura e skuqur me kruajtje ose flluska që ndodh pas ekspozimit në diell zakonisht shkaktohet nga mbindjeshmëria ndaj rrezeve UVA. Simptomat e alergjisë nga dielli priren të shfaqen në zonat e lëkurës, si shpatullat, qafa dhe dekolteja. Pas shenjave të para, shmangni menjëherë ekspozimin e mëtejshëm në diell dhe mbrojeni lëkurën nga dielli me veshje. Nëse keni shqetësime të lehta, mund të ndihmojnë kompresa të ftohta ose losionet që përmbajnë zink.
Gjithashtu dhe kafshimet e insekteve janë një shqetësim që bëhet i rrezikshëm kur transmetohen sëmundje ose kur të prekurit kanë një reaksion alergjik. Pickimet nga insektet fillimisht shkakton një dhimbje thumbuese, e ndjekur nga skuqje, ënjtje dhe kruajtje në vendin e pickimit si pasojë e një reagimi ndaj helmit të insekteve. Veshjet dhe këpucët janë mbrojtja më e mirë kundër pickimit të insekteve, si edhe ilaçet kundër pickimeve nga insektet.
Për të parandaluar më të keqen pas një pickimi, ndihmojnë xhelat kundër kruajtjes, anti-inflamatore, ftohja e vendit të pickimit kundër ënjtjes.
Një tjetër sëmundje e shumë njerëzve gjatë verës është dhimbja e kokës. Një masazh i kokës, qafës dhe ballit, ndoshta me shtimin e vajrave esenciale, sjell një përmirësim të ndjeshëm të dhimbjes. Gjithashtu rekomandohet shtimi i çajit me valerian ose me balsamin e limonit. Nëse gjithçka tjetër dështon, ekziston ende përdorimi i një ilaçi për dhimbje koke.