Këtë të diel në emisionin “Familja jonë” ishte i ftuar psikologu Prof. Fitim Uka, me të cilin u diskutua rreth rëndësisë së edukimit të hershëm te fëmijët.
Mes shumë informacioneve gjatë kësaj interviste, Uka tregoi që mosha 0-2 vjet është periudha kur prindërit duhet t’i kushtojnë më së shumti vëmendje edukimit te fëmijët e tyre.
“ Periudha 0 deri në 2 vjet është kruciale për zhvillimin e më vonshëm të fëmijës, jo vetëm në sferën psikologjike por edhe në atë sociale, emocionale dhe intelektuale përgjithësisht, dhe e dimë saktë që prej moshës 0 deri në 2 vjeç ajo çfarë ndodhë është një komunikim intensiv në mes të neuroneve, dhe sinapsat e një dy vjeçari janë më të përafërta me sinapsat e një të rrituri, pra brenda dy viteve ndodhë nje zhvillim i jashtëzakonshëm te fëmijët”, tregoi Uka.
Më tutje ai tregoi edhe problemet të cilat mund të shfaqen nëse neglizhohet kujdesi ndaj fëmijëve gjatë periudhës 0-2 vjet, të cilat mund të shkaktojnë zhvillim të ngadalshëm të fëmijës./Familjajonë
Për më shumë informacione ndiqeni emisionin e plotë në facebook, Familja jonë .