Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rreth rëndësisë që kanë arteriet në trupin tonë dhe për simptomat e sëmundjes së tyre – tregon Dr. Halil Krasniqi

Gjatë kësaj të shtune në emisonin Familjajonë, i ftuar ishte Dr. Halil Krasniqi, i cili ka ardhur nga Gjermania për të shpjeguar më shumë rreth sëmundjeve të venave dhe arterive, po ashtu dhe për trajtimin e tyre.

Doktor Krasniqi tha se rëndësia e damarëve në trupin tonë është po thuajse krysorja, kjo sepse nëse ata janë në rregull edhe trupi jonë do të jetë në rregull, kjo për shkakë se përmes tyre furnizohet çdo qelizë e ndërtimit në trupin tonë.

“Përmes qarkullimit të gjakut përmes arterieve furnizohet çdo qelizë e ndërtimit në trupin tonë, muskulaturë, qelizat e organëve, sistemi nervor dhe çdo gjë furinizohet nga arteriet dhe venat nëse pengohet qarkullimi i gjakut, furnizimi me materie ushqyese dhe me oksigjen pastaj pengohen proceset në organizëm, duhet të theksohet që brenda ditës zemra pompom 9 mijë litra gjakë”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, sa i përket simpotmave të sëmundjes së arterieve dhe venave, dr. Krasniqi tregon që rregullisht një ftohje e gishtave të duarve dhe të këmbeve është njëra nga ato simptoma.

” Simptomat e sëmundjës së arterieve janë kur kemi gishta të duarve dhe këmbeve rregullisht të ftohur, distanca e të ecurit zvogëlohet, pastaj vërhet hapja e plagëve në këmbë”, tregoi Krasniqi.

Për të kuptuar më shumë rreth sëmundjeve të tjera që shkakton problemi i arterieve, ndiqeni intervistën e plotë.

https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/362490635928727

Youtube

Arkiva

Kategoritë