Të premten në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” ishte e ftuar dermatologia dr. Shkendie Dobruna me të cilën u diskutua rreth problemeve me aknet dhe shkaktarët e tyre.
Pjesë e këtij diskutimi ishte koha e adoleshencës e cila sipas dermatologës është një ndër periudhat kur kemi çrregullime hormonale dhe shfaqen aknet në pjesë të ndryshme të trupit.
Sipas dermatologes Dobruna, ndër stimuluesit kryesor të akneve janë ushqimet e shpejta dhe sheqernat.
“Ndër stimulesit e akneve janë ushqimet e shpejta këto ushqime kanë shumë hormone brenda, nëse ne veç kemi akne atëherë këto ushqime e përkeqësojnë gjendjen e tyre, pastaj sheqernat pjesë e të cilave janë edhe pijet gazuese si cocacola, të gjitha këto mund të i provokojnë aknet, mund të jetë edhe qumshti, llojet e kaçkavallit të cilat nëse konsumohen në sasi të tepruar ngacmojnë aknet”, shpjegoi Dobruna.
Ndërkaq, disa nga llojet e akneve që paraqesin rrezik për fytyrën sipas dermatologes janë aknet cistike dhe aknet konglobata të cilat përmbajnë çelb, dhëmbin dhe kanë helm brenda tyre.
” Një akne që është fryrë dhe nuk ka hapësirë se nga t’i dalë çelbi jashtë nuk preferohet të pastrohet nga vetë personi, krejt cka mund të bëjë personi është që ta dizenfektojë, vendin dhe me një gjilpër[ sterile të ja hap rrugën, dhe pastaj të tërhiqet lëkura dhe nuk duhet pastruar vetë me duar”, tha Dobruna.
Dermatologia shpjegoi edhe pjesën e larjes së fytyrës që sipas saj duhet të bëhet dy herë brenda ditës, në përjashtim të atyre që përdorin makiazh që duhet më shumë herë në ditë që të pastrohet si duhet.
” Fytyra duhet të pastrohet gjithëmonë dy herë në ditë, në mbrëmje para se të flemë dhe në mëngjesë, mirëpo persona që përdorin makiazh dhe personat që janë në vende me kontakt më të madh me pluhurin duhet ta pastrojnë atë më shumë herë brenda ditës”, tregoi Dobruna.
Për të marrë më shumë këshilla rreth trajtimit dhe pastrimit të akneve, intervistën e plotë mund ta ndiqni në facebook.
https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/390996179561496