Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Rrëfimi i nënës “Mos ndoshta jam duke u çmendur?! “

Shkruar nga: Besime Imeri Ajeti

I dashur ankth?

Sa herë që marr stilolapsin të shkruajë për ty, më kap një drithërimë, trupin ma përshkojnë një mori kokrriza që shoqërohen me djersë të ftohta. Pavarësisht kësaj gjendje nuk më mund dot më! E di, jam e vetëdijshme që akoma je pjesë e jetës sime, je akoma pjesë e trupit dhe mendjes sime.

Harroje që më sulmon!

Betejën e ke të humbur tash e 3 vjet më parë. Grushtet dhe shuplakat jam unë ajo që i jap tani më fortë se sa ti!

Nuk jam me ajo Besa e dobët që kisha frikë të flija gjumë. Nuk jam më ajo Besë që përpara gjumit e bombardoje mendjen time me miliona pyetje! Kush do zgjohem nesër?! Si do jetë dita e nesërme?! Mos nesër do të jetë sulmi më i fortë se sa sot, dje e pardje?!

Si do ndjehem pas sulmit?!
Mos do vdes?!

Po vdiqa kush do kujdeset për Dilarën time?!

Mos ndoshta jam duke u çmendur?!

A do të dal nga kjo gjendje ndonjëherë?!

Pas këtyre pyetjeve të trishta, arrita në fazën që t’i kthehesha dhe t’i lutesha Zotit. Atij që më fali shpirt e jetë. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Atij që më bëre nënë.

Zot , ti që je në qiell dhe e di fare mirë se çfarë kam në zemrën dhe shpirtin tim, më largo nga ky qorrsokak. Më largo këtë gjendje që po më shkatërron shpirtin. Më fal jetë të shikoje se si rritet ime bijë.

Ankthi më bëri të dobët, të pashpresë. Më izoloi komplet nga pjesa tjetër e botës. Ushqeu çdo vullnet timin me energji dhe mendime negative. Në vend që të merrja dashuri, të rrethohesha me miq, familjar, shoqe, mua me rrethoi tmerrin!

Ndihesha gjithmonë ndryshe nga të tjerët, sepse kisha një luftë mes trupit, trurit dhe shpirtit tim.

Ankthi nuk më shkatërroi vetëm fizikisht. Ai më dërmoi shpirtin tim, shkatërrojë jetën time, gjithë botën rreth meje. Më mori çdo fuqi aq sa nuk kisha mundësi as të kujdesesha për time bijë. Më thoni, a ka gjë më të dhimbshme se sa një fëmijë të ketë mungesën e nënës në momentet më të nevojshme?

Shpesh herë bërtisja me të madhe, i bërtisja botës që të hidhte një sy nga unë. Ekzistoja dhe unë në këtë botë, por gjithmonë merrja për përgjigje një heshtje të madhe.

Nuk kërkoja shumë. Kisha nevojë për mirëkuptim, bashkë ndjenjë, përkrahje, dashuri.

Nuk dua që ime bijë kur të rritet të lexojë këto shkrime dhe të kuptojë se si nëna e saj paska luftuar.

Do doja të lexonte që ka pasur një nënë të shëndetshme e mbi të gjitha të lumtur. Urojë me shpirt që mos të ndihet keq dhe mos të ndjejë keqardhje për mua. Do doja të ndihet krenare për nënën e saj.

Unë asgjë s’kisha në dorë, nuk kam çfarë të bëjë, ky është realiteti im sa do që u mundova ta fsheh, s’mundem më.

Ky është ankthi!

Mos harroni të ngriheni çdo ditë në mëngjes dhe të shikoni vetën tuaj në pasqyrë. Falënderojuni Zotit që ju fali dhuratë edhe një ditë tjetër për të luftuar, për të mposhtur ankthin dhe nëse nuk e mposhtni mjafton të provoni të luftoni. Do të mbijetoni ashtu siç mbijetova unë. Kini besim.

Unë, ti, ajo, ai, të gjithë ne së bashku jemi të mbijetuarit e kësaj beteje. Dhe nëse nuk arrini të fitoni, ndihuni sikur keni fituar. Ndihuni kampion. Qëndroni drejtë, kokëlartë dhe krenar me vetën tuaj. Ju mundeni. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë