Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Rrëfimi i 27- vjeçarit  që iu ngjit dora nga mjekët e QKUK-së

Storja:

Himaj pothuajse e kishte të amputuar dorën e tij.

Megjithë gjendjen e rëndë që kishte, ai ia arriti disi të kontaktojë babain e tij.

E për të mos humbur shumë gjak, dorën e shtrëngoi me rrip të pantallonave.

Thotë se doli në rrugë për të kërkuar ndihmë, porse asnjëri nga kalimtarët nuk ia ndali makinën, ani pse dorën e kishte totalisht të prerë.

Zeqiri thotë se u ndi me fat, kur rastësisht andej kaloi një mik i tij i cili e dërgoi për në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan.

“Kom ec nja 40 metra kom dal në rrugë kryesore për mi ndal kerret mem marr me ma dhanë ndihmën e parë mem qu në ambulantë në Decan,nuk u ndalshin për shkak gjaku shumë u tutshin,deri një shok me babën e vet ede u kthy me gjip më ka marr. Duke me pru në spital, u kujdessha për ta edhe për vozitje se komunikacioni i ngarkuar ai vozitke shpejt me mbrri sa ma shpejt unë i thosha kujdes kerri ruju, jom kon me vetëdije i fuqishëm”, rrëfeu ai.

Pasi mori ndihmën e parë në këtë qendër, ai u nis për në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Jam hku në ambulantë në Decan ma kanë dhanë ndihmën e parë, kanilla ato, injeksione për qetësim ma kanë mbështjellë dorën edhe më kanë pru për Pejë, edhe në Pejë nyejt ma kanë dhënë ndihëmn e parë mi kanë ba edhe do foto që mo me ma qel dorën”, tregoi Himaj.

Për shkak të prerjes së rëndë, Himaj ishte drejtuar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty pas një konsultimi, një ekip i mjekëve kishin vendosur që Himaj t’i nënshtrohej operimit.

“Deri në operacion jam ndi mirë, fuqishëm, dhimtë ngapak, por i jepsha fuqi vetës, kurajo u mbështeta te Allahu thosha ka mjek të mirë”, tha ai.

Pas një operacioni të suksesshëm e 16 ditë qëndrimi në QKUK, 27-vjeçari duhet kohë pas kohe për kontrolle të vijë nga Deçani në Prishtinë.

Po ia largojnë fashat nga dora për t’ia pastruar plagën.

Pas disa jave, Himaj tregon se si është gjendja e dorës së tij.

“Përmirëisime më kanë thënë mirë,varra është mirë, por dorën ende nuk mundem me ndi se nuk i kam nervat e kepne,ekam dorën pa kontroll, po pasi është e nxehtë, e ndij se është e pime,nganjëherë ede të therrne”, u shpreh ai.

Himaj tregon edhe momentin kur pas operimit, mjeku ia kumtoi lajmin se operacioni ka pasur sukses.
“Kur ma ka prek dorën u gëzua,më tha urime ka shpëtu dora. AI u kanë një gëzim i madh, edhe normal i harrova edhe dhimt e krejt”, shtoi Himaj.

Për Tëvë1, kirurgu vaskular, Lulzim Vokrri tregon se në momentin e pranimit, pacienti ka qenë në gjendje të përgjithshme stabile, por në gjendje lokale shumë të rëndë.

“Pasi mosha ishte e re dhe gjendja e përgjithsme stabile, dmth kriterin e parë të energjise kinetike e ka plotësuar, të dytin dora ka nejtë në niskemi por fatmirësisht nuk ka nejt pa gjak më shumë se 6 orë, atëherë mosha e re, tensioni sistolik ka qenë më shumë se 90 dmth shtypja e gjakut, atëherë ne vendosëm që me fut në sallë të operacionit, në konsultim me një ekip kirurgjike,unë atë natë rastësist kam qenë kujdestar”, tha Vokrri.

Sipas kirurgut vaskular, ngjitja e dorës së pacientit është kryer me sukses, e që brenda disa javë do të realizojnë edhe një qepje të nervave.

“Sot ky e ka dorën të shpëtuar mbetët ne të ardhmën nga ana e neurokirurgut dhe ortopedit nëe ajo kocka defekti ku ka mbet nuk mbushet me marr një pjesë membush. Ka me ba një qepje të nervave neurokirurgu dhe une shpresoj dhe uroj që pacienti shumë shpejt ti kthehet brenda5=6 muajve jetës dhe punës së tij normale”, tha ai.

Vokrri thotë se një rast të ngjashëm e kanë pasur edhe në vitin 2013. Sipas Vokrrit, ai pacient është gjallë dhe e ka dorën funksionale.

27 vjeçari shprehet falënderues ndaj ekipit të mjekëve të QKUK-së, dhe pret që shumë shpejt që dora e tij të jetë funksionale, kjo pasi me këtë punë që bënë mban familjen 8 anëtarëshe.

Por, derisa ishte duke punuar të premten e dy dhjetorit në këtë punëtori lëndoi rëndë dorën.

Madje Himaj pothuajse e kishte të amputuar dorën e tij.

Youtube

Arkiva

Kategoritë