Gjatë mëngjesit të sotëm është sulmuar fizikisht kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në Prishtinë.
Sipas asaj që raporton Indeksonline, rrahja ka ndodhur në Gërmi dhe viktima ka marrë trajtim mjekësor pas rrahjes.
Sulmi ndaj tij ka ndodhur në ditën kur Ademi feston ditëlindjen, me ç’rast FFK ka bërë një urim të veçant për të në orët e para të ditës së sotme.