Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Rikthehet në funksion ultrazëri në QKMF-në e Prishtinës

Një defekt e la jashtë funksionit aparatin e ultrazërit në QKMF-në e Prishtinës.

Por, ky defekt duket se është mënjanuar dhe tani më, qytetarët e komunës së Prishtinës mund t’i shfrytëzojnë shërbimet e këtij aparati.

Kështu së paku ka njoftuar drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

“Pas disa ditë mosfunksionimi të aparatit te ultrazërit në njësinë e Radiologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për shkak të një defekti, nga sot në ora 8:00 aparati i ultrazërit është funksionalizuar dhe qytetarët nga mëngjesi i sotëm kanë pas mundësi të marrin shërbimet e ekosonografisë”, ka thënë Sadiku.

Youtube

Arkiva

Kategoritë