Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Rigjeneroni qelizat e vdekura të lëkurës! Intervistë –Zelfije Bytyqi – Drindent

Është metodë mekanike për kthimin në luspa të qelizave të vdekura, e cila prek shtresat më të thella të lëkurës në krahasim me procedurat e shtëpisë (skrabe, susakë) dhe stimulon prodhimin e qelizave të reja.
Mikrodermabrazioni mund të bëhet në çdo pjesë të trupit, por më shpesh përdoret për zonat ku rrezet e diellit i nënshtrohen veprimit të fortë: fytyra, gusha, duart, gjoksi.

Mikrodermoabrazioni është tretman, që përmes kokës abrazive të diamantit me  vakum e thithë shtresën e jashtme të epidermës, duke larguar edhe ndyrësirat e shtresuara, mitiserat dhe “piklat e bardha yndyrore” rezulton me freskim të lëkurës. Është tretman  pa dhimbje pa iritim, mund të kombinohet edhe me tretmane tjera. Në fillim preferohet të bëhen disa seanca me largësi kohore 10 ditësh. Preferohet te femrat dhe tek meshkujt disa herë gjatë vitit, indikohet te lëkura e papastër, rrudhat e imëta, hiperpignentimet, lëkura pa shkëlqim, lëkura e duhanpirësve. Pas tretmanit udhëzohet faktori mbrojtës .
Mikrodermabrazioni preferohet si procedurë përgatitore. Pasi sheshohen shtresat sipërfaqësore, ne e forcojmë veprimin e procedurave të tjera dhe lehtësojmë depërtimin e lëndëve në lëkurë, duke rritur efektivitetin e tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë