Përdorimi i antibiotikëve është i rëndësishëm për trajtimin e infeksioneve bakteriale.
Përdorimi i drejtë i tyre është i rëndësishëm për të parandaluar rezistencën bakteriale dhe për të siguruar trajtimin efektiv të infeksioneve.
Antibiotikët, sikurse për infeksione të tjera, përdoren gjithashtu edhe kur një individ përballet me pertussis.
E ftuar në emisionin Familje Jonë të dielën që lamë pas, infektologia Albina Ponosheci-Bicaku tregoi se pse është e rëndësishmë të kemi kujdes se cilin lloj të antibiotikut ta përdorim gjatë trajtimit të pertussis apo kollës së mirë.
Ajo tha ‘Bakteria pertussis është e ndjeshme në makrolidet dhe dhënja e antibiotikëve të tjerë nuk ka efekt. Kështu që duhet të shkohet me këtë lloj të antibiotikut në mënyrë që ta radikojmë bakterien nga trakti respirator dhe ta zvoglojmë infeksionin e mëtutjeshëm’.
‘Nuk mundet të trajtohet me të gjitha antibiotikët por vetëm me makrolidet’ shtoi ajo.
Ajo gjithashtu u shpreh se përdorimi dhe abuzimi me antibiotikë është një cështje shumë serioze në ditët e sotme e cila duhet të trajtohet me seriozitet dhe mos të jepen antibiotikë nëse kemi infeksion viral.
Për më shumë rreth kësaj bisede, mund ta ndiqni në linkun poshtë: