Një 48 vjeçare nuk ka ndërmend të ndalet, ndonëse kanceri i ka deformuar fytyrën. Pas një sërë ndërhyrjesh estetike, ajo tashmë ka vendosur që ti thotë “stop”, pasi ndjehet mjaft mirë dhe e sigurtë për pamjen që ka.
Gruaja në fjalë e cila është e martuar, është përballur shpesh me një sërë ofendimesh, por kjo e ka shtyrë më tej që ajo të luftonte.
Dawn Shaw është prekur nga një tumor në fytyrë, për shkak të të cilit mjekët u detyruan t’i heqin kockat në pjesën e majtë të fytyrës.
“Fytyra është gjëja e parë që vëmë re kur takojmë një person. Për shkak të pamjes time, më është dashur të përballem me shumë beteja, por edhe me triumfe. Deformimi im nuk më ka penguar që ta shijoj jetën”, thotë ajo. Pas heqjes së pjesës kockore për shkak të tumorit, Dawn ju është nënshtruar një sërë ndërhyrjeve kirurgjikale për të rregulluar fytyrën. “Për vite të tëra ushqehesha nga iluzioni se situata ime mund të zgjidhej, por kirurgjia po dëmtonte anën time emocionale”, ka thënë më tej ajo.