Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Recetë origjinale për hallvë liri: Ëmbëlsirë për të gjitha kohërat!

Përvilni mëngët dhe gatuani ëmbëlsirën e vjetër orientale!

Përbërësit:

– 280 g sheqer,
– 100 ml ujë,
– 340 g tahin.

Përgatitja:

Zieni ujin dhe sheqerin, derisa të arrijnë temperaturën prej 125 gradë celsius.

Shurupin e përftuar të zier qiteni në tahin, përzieni mirë derisa masa të bashkohet dhe të fillojë të bëhet flluska-flluska.

Shtrini letrën për pjekje në enë, qitni përbërjen dhe shtypeni mirë.

Kur të bëhet mesatarisht e fortë, nxirreni, paketoni në letër të yndyrshme, pastaj në qese plastike dhe lëreni të qëndrojë në frigoriferë një ose dy ditë.

Tahini ndonjëherë lëshon vaj, i cili del në sipërfaqe. Mos e qitni poshtë, por përzieni mirë derisa të bashkohet, para se ta përzieni me shurupin.

Sipas dëshirës mund të shtoni çokollatë, bademe të pjekura, kikirikë, lajthi, arra, rrush të thatë, – rreth 50 gramë.

Nëse shtoni diçka nga kjo, shtoni para se të shtoni tahin.

Shijojeni!

Youtube

Arkiva

Kategoritë