Kur është shumë nxehtë për të gatuar dhe dëshironi diçka të shpejtë dhe të shijshme, smoothiet shtëpiake janë gjithmonë përgjigja e duhur. Ato janë të thjeshta dhe freskuese, veçanërisht tani kur është koha e frutave dhe perimeve.
Sidomos tani, duke marrë parasysh gjendjen që ka krijuar pandemia, ku daljet nëpër kafene e restaurante janë të ndaluara, jepini shtëpisë suaj një atmosferë të ngjashme duke përgatitur çka ju preferoni më shumë.
Më poshtë mund të shihni disa lloj smoothiesh që mund t’i përgatisni në kushte shtëpie.
Recetë: Smoothie me karrotë dhe arra
Përbërësit: 2 karrota, 1 banane, disa arra, një lugë sheqer, kanellë dhe 1 copë akull.
Recetë: Smoothie me kakao e banana
Përbërësit: 1 lugë ose 2 kakao, 1 banane, gjysëm gote qumësht, sheqer sipas dëshirës dhe akull.
Recetë: Smoothie me dredhëza dhe banane
Përbërësit: 250 gramë dredhëza, 1 banane, gjysmë gote qumësht, 1 lugë sheqer, gjysmë gote kos natyral.
Recetë: Smoothie me boronica
Përbërësit: 1 filxhan qumësht bajamesh, 1 banane e ngrirë, 1 filxhan boronica (të ngrira ose të freskëta), 2 grushte spinaq i vogël.
Përbërësit përzieni në blender deri sa të fitoni një masë kremoze. Akullin e vendosni pasi ta keni kthyer në gotë. /Familja Jonë