Një recetë shumë e thjeshtë; Duhen vetëm tre përbërës dhe një lugë druri për ta përgatitur. Ky krem është perfekt për ata që janë veganë ose ata që vuajnë nga çeliakia pasi nuk përmban gluten (sot niseshteja është pa gluten) dhe asnjë derivat me origjinë shtazore.
Përbërësit:
100 gr niseshte
200 gr sheqer
1 lt qumësht (bajamesh për versionin vegan)
Sitni me një sitë niseshtenë dhe sheqerin, shtoni qumështin dhe përziejini derisa të formoni një përbërje pa kokrriza.
Hidheni masën në një tenxhere dhe vendoseni të ziejë në zjarr të ngadaltë duke e përzier vazhdimisht që të mos ngjitet në anët e tenxheres.
Kremi është gati kur fillon të shkëputet nga anët e tenxheres.
Mund ta konsumoni në këtë formë ose mund ta përdorni si mbushje për ëmbëlsirat vegane. Mund t’i shtoni kakao, bajame të grira dhe çdo gjë që ju sugjeron imagjinata juaj.
Burimi: Living