Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Reagon Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së pas ikjes së infermirëve: Të punësohen infermierë të ri dhe të rriten pagat e tyre

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së përmes një postimi është shprehur e shqetësuar rreth ikjes së profesionistëve shëndetësor nga QKUK.

Për shkak të kësaj gjendje ata kanë reaguar duke kërkuar punësimin e infermierëve të ri nga Ministria e Shëndetësisë.

“Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektoj, të punësoj infermier të rinjë, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në shumë klinika, ndërsa të njejtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet mbrenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti.”, thuhet në postim

Tutje kjo sindikatë ka kërkuar që edhe kushtet e infermierëve të përmirësohen dhe të ketë ngritje pagash për ta.

“Infermierët padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për t’a ngadalsuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash.Janë pikërisht infermierët me përvojë të gjatë të punës dhe ata nën moshën 45 vjeç, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga Klinikat dhe Qmf, pavarsisht mungesës së mjekëve.”, thuhet më tutje.

Postimi i plotë:

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së është duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve. S.B., E.D., SH.H., L.S., K.K., SH.G., E.K., jane vetëm disa nga mbi 1500 infermierët në përgaditje që do të largohen gjatë vitit 2023.

Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për t’a ngadalsuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash.Janë pikërisht infermierët me përvojë të gjatë të punës dhe ata nën moshën 45 vjeç, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga Klinikat dhe Qmf, pavarsisht mungesës së mjekëve.

Roli i tyre është kyç në fuksionimin normal të punës. Andaj në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionist dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionist shëndetësor, të mos zhvendoset fukusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative dhe korrieri.

Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektoj, të punësoj infermier të rinjë, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në shumë klinika, ndërsa të njejtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet mbrenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti.

Të shërbejmë nga pozicionet tona, mos të sundojmë dhe mos të ndajmë privilegje brenda komuniteteve. Privilegj ka vetëm qytetari dhe pacienti i cili kërkon shërbimet tona. Kryesia SHSPSH-QKUK

Youtube

Arkiva

Kategoritë