Gjatë ditës së djeshme sipas raportit të Policisë së Kosovës, janë klasifikuar tri vdekje të dyshimta.
Një grua në Mamushë të Prizrenit, një burrë në fshatin Bukosh të Suharekës dhe një grua në Istog.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në rrugën “Pasha” të Mamushës së Prizrenit, është raportuar që një grua është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit. Pas dërgimit, mjeku e ka konfirmuar vdekjen e viktimës kurse me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjorepër Obduksion.
Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Bukosh të Suharekës, kur një burrë për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit. Edhe në këtë rast me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për Obsuksion.
Rasti i tretë i vdekjes së dyshimtë, ka ndodhur ën Istog. Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ai mjekësorë, meqë rast ka konstatuar vdekja e viktimës./FamiljaJone