Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Raporti i Punës së ShSKUK-së: Mbi 120 mijë pacientë janë trajtuar gjatë nëntë muajve të fundit

Në mbledhjen e gjashtëdhjetë e tretë të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), u prezantua raporti i punës për periudhën janar-shtator 2024. Mbledhjen e hapi Dren Boshnjaku, kryesues i Bordit Drejtues, i cili i dha fjalën drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Elvir Azizi, për të raportuar mbi aktivitetet dhe punët e realizuara nga drejtoria e ShSKUK-së gjatë këtij periudhe.

Sipas raportit, gjatë nëntë muajve të vitit 2024, ShSKUK ka pritur gjithsej 121,433 pacientë të shtruar, ku 64,129 pacientë janë trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe 57,304 pacientë në spitalet e përgjithshme. Raporti përfshinte shifra të detajuara për secilën klinikë, spital dhe njësi përbërëse të ShSKUK-së, si dhe krahasime me vitet e mëparshme.

Pas prezantimit të raportit, anëtarët e Bordit Drejtues dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e performancës së institucioneve shëndetësore që bëjnë pjesë në ShSKUK. Këto rekomandime do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve dhe efikasitetit të shërbimeve spitalore dhe klinike në vend.

Youtube

Arkiva

Kategoritë