Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Raporti i progresit thotë se cilësia e kujdesit shëndetësor mbetet shqetësuese, Vitia: Po investojmë që ta përmirësojmë gjendjen

Në Raportin e progresit për Kosovën, që u publikua së fundi konstatohet se cilësia e kujdesit shëndetësor në Kosovë, vazhdon të mbetet shqetësuese.

Pabarazitë, jetëgjatësia dhe vdekshmëria e foshnjave, shpenzimet e larta të qytetarëve, zbatimi jo i plotë i Ligjit për kontrollin e duhanit, blerjet jostrategjike, mospërputhja e disa ligjeve me acquis të BE-së, shitja e barnave pa recetë, janë disa prej problemeve në shëndetësinë publike në Kosovë, që Komisioni Europian i ka konstatuar në këtë raport.

Sipas këtij raporti jetëgjatësia në lindje është cilësuar sërish si më e ulëta në rajon. Ndërsa shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve si më e larta në rajon, transmeton indeksonline.

Në raport po ashtu është thënë se blerjet jostrategjike, kanë rezultuar në joefikasitet të konsiderueshëm dhe rezultate të dobëta shëndetësore.

Shpenzimet nga xhepi i qytetarëve vlerësohen të variojnë mes 30 deri në 40 për qind, që konsiderohen shumë të larta. Në këto shpenzime thuhet se kontribuar mos rregullimi i duhur i financimit shëndetësor.

Por ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë të gjitha këto inevestime që po bëhen tani në shëndetësi, e të cilat nuk janë bërë me dekada, do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e të gjitha të gjeturave në Raportin e Progresit.

“Raporti i progresit i ka konstatuar kushte jo adekuate, infrastrukturë jo adekuate, trajnime jo adekuate dhe nganjëherë dhe aparatura jo adekuate. Prandaj kur përmendet për pjesën e vdekshmërisë së fëmijëve kamkënaqësinë ta konfirmojë që deri në fund të këtij viti, do të fillojë dhe skriningu neonatal, një komponentë jashtëzakonisht e rëndësishme për detektimin e hershëm të sëmundshmërisë tek foshnjet. Por në anën tjetër në kujdesin parësor shendetësor kemi filluar procesin për vizitat në shtëpi për nënat dhe fëmijët, e cila për dy vite akoma nuk janë bër dy vite janë bërë mbi 130 mijë vizita për nënat dhe fëmijet, ku përveç komponentës së vizitave mjekësore është dhe komponenta edukative për nënat e reja. Të gjitha këto inevestime që po i bëjmë tash, e nuk janë bërë për dekada, do të ndikojnë dukshëmnë përmirësimin e të gjitha të gjeturave në Raportin e Progresit”, ka thënë Vitia.

Ai ka përmendur dhe vaksinat e shërbimet, të cilat tashmë janë në dispozicion për pacientët, e të cilat nuk kanë qenë më herët.

“Tash kemi vaksinen e re te rotavirozës. Një pjesë e madhe e grave dhe vajzave, kanë pasur problem me Human Papilloma Virus dhe se kemi pasur numër jashtëzakonisht të lartë të rasteve me kancer të qafës së mitres dhe ajo eshtë siguruar. Është siguruar dhe vaksina e pneomokokut. Intervenimet tona janë të shumë anshme, preventivë, me vaksinim. Kujdes i veçantë me detektim me skriningun neonatal. Kujdes i vazhdueshëm me vizitat në shtëpi dhe investime për trajtime siç e keni parë në Kliniken e Gjinekologjisë. Pjesa tjetër do të vazhdojë dhe vitin tjetër”, tha vitia.

Youtube

Arkiva

Kategoritë