Të shijshme dhe të thjeshta për t’u përgatitur, qoftet me mozarella janë një antipastë e shijshme, shumë e dashur nga fëmijët. Janë ideale edhe nëse dëshironi të organizoni një darkë ose aperitiv në shtëpi për miqtë.
Përbërësit:
Një top i madh mozzarella
Një vezë
60 gram parmixhano i grirë
Një lugë gjelle majdanoz i grirë
60 gramë bukë e grirë (galetë)
Vaj ulliri
Kripë dhe piper
Prisni djathin mozzarellla në kubikë dhe vendoseni në një sitë të kullojë mirë.
Më pas vendosini kubat e mozzarella-s në mikser dhe shtoni edhe përbërësit e tjerë: vezën, majdanozin, parmixhanon, kripën dhe piperin.
Frulojini derisa të përftoni një masë homogjene dhe më pas punojeni mirë në mënyrë që të formoni qofte konsistente.
Nxehni vajin në një tigan dhe skuqini për 10 minuta në zjarr të ulët ose derisa të marrin ngjyrë të artë.
Për t’i bërë më të shijshme, shoqërojini me salcën tuaj të preferuar.
Burimi: Living