Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
QKUK: I vidhen çantat me dokumentet e djalit të sëmurë me leukemi

Mëngjesin e së enjtës në parkingun e QKUK-së nga vetura janë vjedhur dy çanta, ku gjenden pasaportat e familjes Boqolli.

Familja Boqolli, ishte në mëngjes në QKUK në Pediatri, për të bërë një kontroll të djalit të sëmurë në parking ku nga makina u janë vjedhur çantat me dokumentet e analizave dhe pasaportat.

Këto analiza dhe pasaporta, ju nevojiten familjes Boqolli për të shkuar në Turqi ku edhe do kryhet trasplanti i palcës kurrizore. Udhëtimi për Turqi është paraparë të bëhet me 20 janar – dhe çdo vonesë mund të ndikojë në jetën e fëmijës së tyre.

Blerina Boqolli, nëna e djalit, i bënë thirrje të gjithëve që nëse i gjejnë të lajmërohen tek ta në këtë numër kontaktues: 043 555 300.

Për më tepër lexoni statusin e plotë të Boqollit të publikuar në Facebook:

“Sot ne mengjes isha ne QKUK pediatri, kontroll per djalin qe e kam te semure me leukemi, ne parking ne makine mu vodhen dy qanta njera e imja e krahut tjetra qante e lloptopit ne te cilen gjinden pasaportat tona dhe te gjitha analizat e dokumentet e mjekeve te Turqis ku ka ba djali transplant tpalces kurrizore, ju lutem shume per mjete monetare qe kane qene aty spo jam ngusht, vetem nese dikush i shesh rreth spitalit dokumente ne emer te Ideal Boqollit me lajmeroni, se ai qe ka mar ka mendu se ka lloptop ne qante e si duhen gje garant i hudh se skane rendesi per te si per ne, me daten 20 janar tash kemi me qu ne kontroll ne Turqi me pasaporta me krejt gjindeshin ne qanta 😣
043555300 nese rasisht keni ndonje informacion “, shkruan Boqolli në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë