Klinika e Urologjisë në QKUK ka thënë se raportimet lidhur me “ infektimin e stafit të kësaj klinike me Tuberkuloz”, janë të pavërteta
Kjo klinikë sqaron se asnjë nga infermierët e saj nuk është i vërtetuar si infektuar me Tuberkuloz bartës.
“Në Klinikën e Pulmologjisë, është e shtrirë dhe e verifikuar vetëm një infermiere me TBC të pleurës, që është jo bartës tek të tjerët.Poashtu, sqarojmë se punëtorët e Klinikës së Urologjisë nuk punojnë me pacientë që janë të infektuar me tuberkuloz”.
“Klinika e Urologjisë, bashkë me atë të Pulmologjisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe koordinatoren nacionale kundër TBC, në nivel të Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë testimin e mbi 80% stafit të Klinikës së Urologjisë dhe ende nuk ka të vërtetuar ndonjë rast me TBC, që bartet tek stafi dhe pacientët”, thuhet në sqarim,