Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Qeveria: Situata me COVID-19 në Kosovë është serioze

Situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë është serioze, me tendencë përkeqsimi.

Kështu thuhet në njoftimin e Qeversië së Kosovës.

Në takimin e rregullt javor midis përfaqësuesit  të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ministrit të Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, me partnerët ndërkombëtar (Misionet diplomatike, Komisioni Evropian, Agjencitë e OKB-së në Kosovë) u diskutua për masat e reja të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në menaxhim të epidemisë me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani, thanë se situata epidemiologjike me COVID 19 në vendin tonë është serioze dhe me tendenca përkeqësimi.

“Pasi që numri i qytetarëve të prekur me COVID-19 në ditët e fundit arrin 120 të infektuar në 100 mijë banorë. Prandaj, MSH-ja dhe IKSHPK-ja, të cilat janë në përcjellje të vazhdueshme të situatës dhe në mbikëqyrje të zbatimit të masave, nëse do të jetë e nevojshme, do të rekomandojnë dhe do të ndërmarrin veprime shtesë për të mbrojtur shëndetin publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se partnerët ndërkombëtarë, shprehen mbështetjen e plotë për masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, si dhe kërkuan angazhim shtesë në monitorimin e situatës. Sipas tyre, nëse do të jetë e nevojshme nuk duhet të përjashtohet edhe ashpërsimi i masave, për të vënë nën kontroll shpërndarjen e virusit dhe mirëmbajtjen e sistemit shëndetësor./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë