Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Qeveria merr vendim që rimbursimi i 10 përqindëshit të tërhequr nga Trusti të fillojë nga viti 2023

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që të filloj rimbursimin e mjeteve të tërhequra nga 10 përqindëshi i Fondit për Kursime Personale (Trusti).

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë propozimit të vendimit ka thënë se pagesat do të fillojnë nga viti 2023.

“Propozimi në fjalë rrjedh nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Përmes një metodologjie do të përcaktohet se si do të paguhen këto mjete. Rimbursimi do të filloj nga viti 2023”, tha Murati.

Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë COVID-19.

Qeveria e Kosovës me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional kishte paraparë kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro.

Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit kishte filluar më 11 dhjetor 2020, ndërsa kishte përfunduar më 6 prill 2021.

Youtube

Arkiva

Kategoritë