Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Qeveria arrin marrëveshje me FSShK për kryerjen e pagesave shtesë për punëtorët shëndetësorë

Qeveria e Kosovës është dakorduar me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për kryerjen e pagesave për staf  dhe punëtorë shëndetësorë.

Kjo marrëveshje u arrit pas një takimi në mes të kryeministrit Avdullah Hoti me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Duke e pasur parasysh gjendjen financiare në vendin tonë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që rrogat për staf dhe punëtorë shëndetësorë të jenë si në vijim:

Mjekët 250 euro në muaj

Inferimeirët 150 euro në muaj

Stafi mbështetës 100 euro në muaj

Në këtë takim gjithashtu u diskutua që pagat shtesë të merren edhe në vitin e ardhshëm, derisa të zgjasë pandemia.

Youtube

Arkiva

Kategoritë